Brigitte Macron ‘kopjon’ Melanie Trump


Brigitte Macron ‘kopjon’ Melanie Trump

16:00 15/05/2017

Ashtu si zonja e parë e Amerikës, Melanie Trump u  frymëzua nga veshja blu e Jackie Kennedy në 1961, edhe zonja e parë e Francës zgjodhi  këtë ngjyrë për veshjen e saj në ceremoninë e marrjes së presidencës nga Emmanuel Macron.

Brigette u shfaq mbi tapetin e kuq mjaft elegante me një kostum blu pastel, me xhaketë me jakë dopjo kopsa, çantë dhe këpucë gri.  Por ndryshe nga zonja e parë e Amerikës, ajo e Francës e morri kostumin e saj me qera nga firma Louis Vuitton.

Mediat e komentuan këtë veshje si një kopje të Melanisë  në ceremoninë e betimit të Donald Trump. Ndërsa Presidenti Emmanuel Macron veshi një kostum blu të errët të blerë në një  dyqan në Paris.

Tv Klan






Të ngjashme