Briken Çalja renditet i gjashti në olimpiadë
Briken Çalja u klasifikua në vendin e gjashtë në Rio 2016. Peshëngritësi shqiptar i cili garoi në peshën deri 69 kilogramë ngriti në total 326 kilogramë, një rezultat më i mirë se 4 vite më parë në Londër, ku u rendit i nënti.
Çalja bëri një paraqitje më të mirë në stilin e shtytjes. Sportisti shqiptar guxoi shumë në këtë garë duke shtuar vazhdimisht peshën në shtangë.
Ai realizoi me sukses 3 nga 6 prova. Ky është një rezultat i mirë, pasi pesha deri 69 kilogramë ka një konkurrencë të madhe me 21 pjesëmarrës.
Briken Çalja arriti një rezultat të barabartë me atë të Romela Begajt, 8 vite më parë në Pekin. Paraqitjen më të mirë të peshëngritjes shqiptare e ka Ilir Suli në Sideni 2000, ku u klasifikua i pesti në peshën deri 77 kilogramë. /TV KLAN