Britani, identifikohet i riu që hodhi veten në erë


Britani, identifikohet i riu që hodhi veten në erë

18:08 23/05/2017

Është identifikuar personi që hodhi vetën në erë gjatë koncertit të Ariana Grandes në Manchester, mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar 22 viktima dhe 59 të plagosur.

Kamikazi është 22-vjeçari Salman Abedi, sipas autoriteteve amerikane.

Policia e Manchesterit nuk e konfirmoi menjëherë lajmin. Mediet lokale thanë se Abedi ishte fëmija i dy refugjatëve libianë , të cilët kishin emigruar në Britaninë e Madhe për t’i ikur regjimit të Muamer Gadafit.

Kryeministrja Theresa May më herët tha se se terroriste ishte identifikuar nga agjencisë e sigurisë, por nuk ishin në gjente të jepnin emrin e tij në këtë fazë të hershme të hetimit.  

Të paktën 22 persona, përfshirë fëmijë, u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën pak pasi Grande përfundoi performancën e saj në Manchester mbrëmjen e kaluar.

Shpërthimi ndodhi në hollin që lidh Manchester Arenan me Stacionin Victoria, duke shkaktuar panik të madh tek ndjekësit të cilën nxituan për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi terrorist i Shetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një komunikatë por nuk dha emrin e autorit. ISIS la të kuptohet se autori i sulmit kishte shpëtuar./tvklan.al






Të ngjashme