12:41 27/12/2013Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyer kanë mbërthyer sërish Britaninë duke shkaktuar bllokimin e trasportit si dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Sipas rrjetit BBC, të paktën 13 mijë shtëpi vazhdojnë të jenë pa energji, ndërsa 25 mijë të tjera e rikuperuan energjinë gjatë natës. Autoritetet kanë paralajmëruar stuhi të fuqishme në veri të Uellsit dhe të Anglisë. Të rrezikuar nga përmbytjet janë më shumë se 60 vende në Angli, Uells dhe Skoci.
Ndërsa kanë paralajmëruar banorët e këtyre zonave për të marrë masat e nevojshme, autoritetet kanë këshilluar shmangien e udhëtimeve. Kjo situatë parashikohet të vazhdojë për të paktën dy-tri ditët në vijim.