Britani, shpërthim dhe tym mbi aeroportin e Londrës
Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një prej hangarëve të aeroportit të Southendit në Londër të Britanisë e Madhe.
Sipas “RT”, zjarrfikësit po luftojnë me flakët pas shpërthimit afër Aeroportit të Southendit. Tym i zi është fotografuar mbi hangarin e aeroportit. Një prej zëdhënësve të aeroportit tha se fluturimet vazhdojnë normalisht pavarësisht tymit të dendur. Sipas “Daily Star” zëdhënësi i aeroportit, brenda perimetrit të të cilit shpërtheu zjarri, tha se po digjej hangari i “Air Livery”. Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit dhe as nëse ka të plagosur nga flakët. /tvklan.al