Britania drejt referendumit të dytë për Brexit?
Qeveria britanike po përgatitet fshehurazi për një referendum të dytë për Brexitin. Të përditshme prestigjoze britanike si “Sunday Times” dhe “Mail Sunday” citojnë burime pranë qeverisë që thonë se numri dy i qeverisë David Lidington dhe shefi i kabinetit të kryeministres Gavin Barëell kanë zhvilluar takime me dyer të mbyllura gjatë orëve të fundit me ministrat.
Referendumi i dytë për Brexitin shihet si një ndër mundësitë më të mira që qeveria të tërhiqet nga vendimi për daljen nga Bashkimi Europian, pasi marrëveshja e arritur me Brukselit ka pak gjasa të miratohet në parlament, duke rrezikuar atë që është quajtur si katastrofë financiare për vendin. Theresa May e ka mohuar publikisht mundësinë e referendumit dhe reagoi ashpër ndaj të njejtës thirrje të ish-Kryeministrit Tony Blair.
“Po luftoj për një marrëveshje të mirë për Britaninë dhe do të vazhdoj ta bëj. Por dua t’i them Tony Blair që shkon në Bruksel dhe përpiqet të minojë negociatat tona duke mbështetur referendumin e dytë, se është fyerje për postin që ka mbajtur dhe për njerëzit të cilëve u shërbeu”.
Të premten, ish-Kryeministri Blair kërkoi publikisht t’i jepet fund përpjekjeve për daljen nga Bashkimi Europian dhe të organizohet një referendum i dytë, duke shprehur besimin se rezultati do të jetë i kundërt nga ai i 2016-ës ku rreth 52% e votuesve mbështetën daljen e Britanisë nga unioni.
Tv Klan