Britania e Madhe miraton vaksinën Astra Zeneca
Injektimi nis më 4 Janar, ekspertët dyshojnë për efektshmërinë
Britania e Madhe aprovon përdorimin e një tjetër vaksine, atë të zhvilluar nga universiteti i Oskfordit në bashkëpunim me firmën farmaceutike vendase Astra Zeneca. Nga kjo firmë Britania e Madhe ka porositur deri tani 100 milionë doza të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.
Kryeministri Boris Johnson e konsideroi miratimin e kësaj vaksine si triumf të shkencës britanike. Sekretari për shëndetësinë Matt Henkok tha se injektimi do të nisë Hënën e 4 Janarit. Prioritet do të kenë stafet mjekësore por edhe të moshuarit si kategoritë më të rrezikuara, por mund të përshpejtohet edhe nisjen e imunizimit masiv të popullatës.
Miratimi i vaksinës në vendin e saj të origjinës jep shpresë për vendet e COVAX-it ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kjo nismë ka marrëveshje paraprake për furnizimin e vendeve pjesëtare me doza të mjaftueshme nga kjo vaksinë.
Avantazhi i vaksinës Astra Zeneca është çmimi rreth 3 Dollarë për dozë, të paktën 7 herë më i lirë se dozat e Pfizer dhe Moderna. Ajo ruhet në temperatura frigoriferike normale, ndërsa ato të dy firmave të tjera, nga minus 75 deri në minus 25 gradë Celsius.
Megjithatë ndryshe nga 2 vaksinat e tjera të certifikuara, ajo e Astra Zeneca ka shifra efektshmërie të ndryshueshme. Ky fakt, për disa ekspertë do të thotë se vaksina ende nuk është e sigurt për përdorim të gjerë.
Tv Klan