Britania e Madhe ekstradon drejt Shqipërisë, vrasësin Avni Metra
Vrasësi i dyfishtë i cili hiqej si refugjat për të hyrë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme do të ekstradohet në Shqipëri. Avni Metra 53 vjeç ka shkuar në Britani në vitin 1998, një vit pasi ai vrau dy vëllëzër në vendlindjen e tij në Shqipëri.
Ai u dënua në mungesë për dy vrasjeve dhe mbajtje të armëve të zjarrit. Më tej është dashur investigimi i gaztarëve të Daily Mail që që policia angleze ta kapte Metrën në banesën e tij në Borehamëood , Hertfordshire.
Gjykatësi District Margot Coleman tha se jeta e Avni Metrës në Britani ishte e bazuar mbi gënjeshtra pavarësisht pretendimit të tij se nuk do të merrte një gjykim të drejtë në Shqipëri. 53 – vjeçari në një seancë të mëparshme ishte shprehur: “Nuk ka drejtësi në Shqipëri, vetëm korrupsion”.
Vrasësi i dyshuar pretendonte se kishte ikur në Britani pasi jeta e tij në Shqipëri ishte në rrezik, duke qenë se i kishin vrarë një mik./tvklan.al