Britania e Madhe “luftë” parajsave fiskale
Britania e Madhe ndërmerr një paketë të re masash fiskale, me qëllim rritjen e transparencës dhe luftimin e kompanive që veprojnë në parajsat fiskale.
Deputetët e të dyja partive politike ranë dakord të mbështesin një amendament që detyron territoret britanike në vendet e Commonwealth-it të bëjnë publike raportet financiare dhe detajet rreth pronarëve të vërtetë të shoqërive në këto vende. Hartuesit e këtij amendamenti shpjegojnë se kjo do të luftonte korrupsionin, pastrimin e parave dhe shmangien e taksave. Nisma ligjore ka ngjallur jo pak debat në parlamentin britanik. Kundërshtuesit e paketës thonë se ajo cënon autonominë e këtyre territoreve britanike, ndërsa autoritetet në ishujt britanikë Virxhin, një prej territoreve të prekur, akuzojnë Londrën se po tenton kolonizimin e tyre. Nisma e re do të kërkojë edhe miratimin e qeverisë britanike, që pritet ta mbështesë atë. Ajo u përshëndet edhe nga organizatat ndërkombëtare si Transparency International dhe Oxfam. Tv Klan