Britania e Madhe në kërkim të vrasësit shqiptar
Arjanit Kondi ekzekutoi Ergys Gjivoeshajn në Vlorë
Britania e Madhe ka lëshuar një njoftim, për të gjetur 41-vjeçarin shqiptar Arjanit Kondi. Ai dyshohet se fshihet në Londër, sipas autoriteteve britanike, dhe është me rrezikshmëri të lartë.
Arjanit Kondi kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet për vrasjen e Ergys Gjioveshajt më 20 Prill të 2017-së në Vlorë ku edhe plagosi 3 persona të tjerë.
Policia britanike beson se ai fshihet në 3 zona të Londrës dhe ka shkuar aty pasi kreu vrasjen në Shqipëri.
Arjanit Kondi i njohur edhe si Arjanit Kondaj, vrau me 6 plumba Ergys Gjioveshajn. Ngjarja ndodhi në një lokal nate në Vlorë, ku dy grupe nisën një sherr mes tyre. Nga hetimet rezultoi se 41-vjeçari nxorri pistoletën nga çanta dhe ka qëlluar drejt Ergys Gjioveshajt duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kondi ka qëlluar edhe drejt 3 personave të tjerë duke i plagosur. Arjanit Kondi është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri dhe nga Interpoli është futur në listën e personave më të kërkuar.
Për këtë shkak Britania e Madhe u ka kërkuar qytetarëve që nëse e shohin këtë person t’i qëndrojnë larg dhe të lajmërojnë policinë.
Tv Klan