Britania e madhe largohet zyrtarisht nga BE


Britania e madhe largohet zyrtarisht nga BE

09:45 01/02/2020

Festë dhe protestë në qytetet britanike

Britania e madhe largohet zyrtarisht nga BE. Mijëra  njerëz ishin mbledhur në mesnatë në sheshin para parlamentit në Londër për të festuar largimin pas 47 vitesh nga unioni. Lot gëzimi, brohoritje, këngë patriotike shoqëruan festën e lamtumirës.

Në një mesazh të publikuar në  rrjetet sociale, kryeministri Boris Johnson premtoi se do të çojë vendin përpara.

Për shumë njerëz ky është një moment shprese, një moment që ata mendonin se nuk te vinte kurrë. Gjeja më e rëndësishme është se ky nuk është fundi, por fillimi i një epoke të re.

Brexsit u prit dhe me protesta. Demonstruesit pro-BE zhvilluan marshime dhe tubime në disa qytete.

Në Skoci u ndezën qirinj, duke  e konsideruar largimin nga bashkimi europian një  humbje të madhe. Nicola Sturgeon, kryeministre e Skocisë shkruan se “vendi i saj do të kthehet në zemrën e Evropës si një vend i pavarur”.

Më herët flamuri britanik u hoq nga institucionet Bashkimit Europian.

Presidentja e komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se Brukseli dhe Londra do të luftojnë për interesat e tyre ne bisedimet tregtare.

Kancelaria gjermane Angela Merkel është ndalur tek e ardhmja e BE, duke theksuar se çdo gjë do te ecë si më parë, pavarësisht largimit të Britanisë, te cilin e ka konsideruar një plagë të madhe.

Britania e madhe u bë pjesë e Komunitetit Ekonomik Europian siç quhej atëherë më 1 Janar 1973.

Tv Klan






Të ngjashme