Britania kundër SHBA për marrëveshjen e klimës


Britania kundër SHBA për marrëveshjen e klimës

14:00 03/06/2017

Kur duhet më pak se një javë nga zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe dy kandidatët kryesorë, kryeministrja Theresa May dhe kreu i laburistëve Jeremy Corbyn u përballën në një debat televiziv në distancë. Ata u pyetën njëri pas tjetrit nga qytetarët dhe nga një gazetar i BBC. Të shumta ishin temat për të cilat qytetarët kërkonin përgjigje që  nga Brexit, vednimi për të organizuar zgjedhje të parakohshme apo qëndrimi për daljen e SHBA-ve nga marrëveshja e klimës.

Ndonëse nuk është shprehur publikisht si krerët politikë në Francë, Gjermani e Itali, kryeministrja May tha se ka biseduar me presidentin amerikan Doanld Trump.

“Në fakt kam folur mbrëmë me Donald Trampin dhe i kam thënë se Britania e Madhe beson në marrëveshjen e Parisit dhe nuk dëshironte që SHBA-të të largoheshin. Sa i përket zgjedhjeve, unë e kisha të drejtën për të qëndruar në qeveri sepse ligji ma lejon, por mendoj se kjo është më e mira për vendin.”

Përballë të njëjtit publik, Jeremy Corbyn, tha me siguri se ai është personi i duhur për të udhëhequr Britaninë në daljen nga Bashkimi Europian. Lideri i Laburistëve akuzoi rivalen e tij se po i ikën debatit të drejtpërdrejtë. Sondazhet vlerësojnë se kryeministrja May ka humbur mbështetjen e popullit, por ajo thotë se i vetmi sondazh që vlen do të jetë ai i 8 qershorit.

Tv Klan






Të ngjashme