Britania ndalon lëvizjen e lirë


Britania ndalon lëvizjen e lirë

16:55 31/07/2017

Britania e Madhe do të ndërpresë lëvizjen e lirë të qytetarëve europianë, duke filluar nga Marsi i vitit 2019.

Lajmi u bë publik nga një zëdhënës i Kryeministres Theresa May.

“Do të ishte e gabuar nëse do të mendonim se lëvizja e lirë do të vijonte, sikurse ka vijuar deri në këto momente”,

u tha në deklaratën e “Downing Street”.

Vendimi i qeverisë britanike vjen pas një propozimi fillestar se lëvizja e qytetarëve nuk do të përsonte ndryshime në 3 vitet e para të hyrjes në fuqi të Brexit.

Tv Klan






Të ngjashme