Britania ndryshon strategjinë e vaksinimit
Rekomandohet një dozë vaksinë për të imunizuar më shumë popullatën
Debati i fundit mbi efektshmërinë e vaksinës covid është ndalur tek doza e tyre.
Në Britani ekspertët thonë se duke parë nivelin e lartë të mbrojtjes së dhënë nga doza e parë e vaksinës Pfizer, ata sugjerojnë vaksinimin e një numri më të madh personash me një dozë të vetme për të parandaluar më shumë shtrime në spital dhe viktima nga covid, sesa vaksinimi i një numri të vogël personash me dy doza.
Sipas tyre, kjo strategji do të sillte imunizim më të madh të popullatës.
Por ndërsa Britania kërkon të ndjekë strategjinë me një dozë të vetme vaksinimi, në Shtetet e Bashkuara ekspertët janë kundër këtij protokolli.
Doktor Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive, i tha CNN se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndiqnin shembullin e Britanisë në injeksionet e vaksinave, duke vonuar potencialisht administrimin e dozave të dyta. Sipas tij vaksinimi duhet të fokusohet në të dyja dozat.
Deri tani baksina Pfizer-BioNTech ka treguar se është 95 % efektive në parandalimin e Covid-19 kur merret me dy doza, me tre javë diferencë.
Tv Klan