Britania përgatitet të dalë pa marrëveshje nga BE
Britaninë e Madhe e ndajnë rreth 100 ditë nga shkëputja përfundimtare prej Bashkimit Europian. Me shumë gjasa, Londra do të shkëputet pa marrëveshje nga unioni, çka pritet të ketë pasoja katastrofike për britanikët.
Këtë e ka të qartë Kryeministrja britanike Teresa May, e cila po nis përgatitjet me kabinetin e saj për të hartuar një strategji rezervë të shkëputjes pa marrëveshje. Në një mbledhje të veçantë, May u kërkoi ministrave të përllogarisin kostot që parashikojnë dikasteret e tyre në fushat që mbulojnë.
“Mbështes nevojën për përgatitjet për dalje pa marrëveshje nga BE, jo sepse dua unë, por se ka shumë mundësi të ndodhë. Kemi hartuar një plan brenda sistemit shëndetësor dhe këtë duhet t’a bëjë e gjithë qeveria”.
Sekretari britanik i Thesarit ka pasur gati një fond emergjence prej rreth 4.5 miliardë eurosh për variantin e daljes pa marrëveshje, që kur nisi procedura e shkëputjes në 2016-ën. Marrëveshja që May ka arritur me Brukselin nuk ka përkrahjen e shumicës së deputetëve, përfshirë edhe një pjesë të konservatorëve. Votimi në parlament është shtyrë për në javën e tretë të Janarit.
Tv Klan