Britanikët kërkojnë pasaporta irlandeze
Pas votës pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, qytetarët britanikë kanë vërshuar drejt Ambasadës së Republikës së Irlandës, për t’u pajisur me pasaporta irlandeze.
Por Ministri i Jashtëm irlandez, Charlie Flanagan, bëri thirrje për ndalimin e valës së aplikimeve, pasi nuk do të jetë e mundur pajisja me pasaportë. Qytetarëve britanikë u them të aplikojnë për pasaporta vetëm në rastet kur janë në shërbim të Republikës së Irlandës, deklaroi kreu i diplomacisë irlandeze.
Fundjavën e kaluar, zyrat postare në Irlandën e Veriut, një vend që votoi kundër daljes nga BE, njoftuan mbarimin e formularëve të aplikimit për pasaportë të Republikës së Irlandës.
Të premten, pas votës pro largimit, motori i kërkimit “Google”, raportoi një rritje të konsiderueshme të personave që kërkonin në internet se si mund të pajiseshin me pasaportë irlandeze.
Vota e Brexit ka përçarë vendet në Britaninë e Madhe. Fill pas referendumit, Skocia deklaroi se një referendum për Pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i mundshëm.
Tv Klan