Britanikët në protesta masive
Akuzojnë kryeministrin se nuk hapi shkollat, por lejoi baret e restorantet
Qeveria britanike është vënë përballe protestave pasi nuk dihet ende sesi do të lëshohen dëftesat me notat nxënësve të shkollave, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin provime në fillim të kësaj vere për shkak të pandemisë te koronavirusit. Konfuzioni u shfaq orët e fundit, kur rregullatori i provimeve angleze publikoi një përmbledhje në udhëzimet e veta se si studentët mund të apelojnë notat e dhëna sipas një sistemi të ndërlikuar.
Asnjë arsye nuk u dha për ndryshimin e papritur, një zhvillim që ka të ngjarë të shkaktojë shqetësime dhe ankth të mëtutjeshëm midis adoleshentëve, veçanërisht atyre 18 vjeç.
Është në rritje zemërimi ndaj Sekretarit të Arsimit, Gavin Williamson, për dështimin për t’i rihapur të gjitha shkollat në Qershor siç ishte planifikuar fillimisht. Notat janë jetike për shumë aplikime në kolegj dhe për punë.
Për shkak se studentët nuk kanë mundur të marrin provime, ministria po lëshon nota bazuar në një algoritëm të ndërlikuar të “moderimit” që pa pothuajse 40% të studentëve të nivelit A marrin nota më të ulëta se ato të parashikuara nga mësuesit e tyre. Qeveria ka thënë se procesi ishte i nevojshëm për të parandaluar dështimin e vitit shkollor aktual ndërsa ka deklaruar se nxënësit mund të bënin një provim në vjeshtë.
Shkollat apo pijet? Kjo është zgjedhja që disa besojnë se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të përballet kur studentët anglezë ndoshta do të kthehen në klasat e tyre muajin tjetër. Vendi vetëm kohët e fundit ka qenë në gjendje të hapë klubet dhe restorantet, por jo shkollat.
Vetë Johnson se ka një “detyrë morale” për të rihapur shkollat këtë vjeshtë pasi prindërit nuk mund të kthehen në punë nëse duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Kryeministri po kritikohet pasi sipas ekspertëve gabimi më i dukshëm ishte braktisja e testimit masiv të komunitetit në muajin Mars pasi testimi i atyre me simptoma te renda dhe te dukshme dhe i gjurmimit te kontakteve rezultoi ishte i papërshtatshëm.
Klan Plus