Broja ëndërron Botërorin, sulmuesi u fut i dëmtuar në fushë: Për Shqipërinë bëj gjithçka
Armando Broja ndihet i lumtur për golin dhe fitoren ndaj Hungarisë. Në fushë u fut me probleme fizike, por për fanellën kuqezi do të bënte gjithçka.
“Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë. Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët”.
Sulmuesi 20-vjeçar kërkon përqendrim për sfidën ndaj Polonisë që luhet të martën.
“Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”.
Broja shpreson që të jetë gati edhe kundër Levandovskit me shokë.
Klan News