Brojka për largimin nga PD – (29 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Albert Brojka.
Albert Brojka, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Unë nuk kam deklaruar asnjëherë që do të largohem nga Partia Demokratike. Kam deklaruar se në Kongresin e ardhshëm të PD, unë nuk do të kandidoj as për Këshillin Kombëtar dhe as për anëtar të Kryesisë të PD. Arsyet janë ato që kam thënë edhe më përpara jamë shumë i okupuar me detyrën e kryetarit të bashkisë, e dyta është se edhe posti i kryetarit të bashkisë ka shumë nevojë që të ketë një farë distance nga partitë politikë sepse kështu i shërben më mirë qytetit. Ndihem në një farë mase i lodhur dhe i konsumuar dhe kam dëshirë që të rri në një skalion të dytë të politikës shqiptare. Do të jem anëtar i Partisë Demokratike, do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e seksionit. Unë mendoj se kryetari i bashkisë duke mos pasur një teser partie i shërben shumë më mirë qytetit sesa duke qenë i lidhur qoftë edhe moralish me partinë që e ka kandiduar. Kështu që pozicioni i depolitizuar i kryetarit të bashkisë është pozicioni më i mirë për ti shërbyer qytetit”./tvklan.al