Brukseli ndihma për tërmetin
Ursula von der Lajen: Kemi vendosur të organizojmë një konferencë donatorësh
Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro për Shqipërinë, si ndihmë për rindërtimin pas shkatërrimeve të tërmetit të 26 nëntorit. Vendimin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen në një konferencë për shtyp, ku e renditi këtë vendim, ndër të parët që administrata e re europian ka marrë pak ditë pas nisjes së punës.
“Si hap të parë, ne do të ndajmë menjëherë një fond fqinjësie prej 15 milionë eurosh në mbështetje të popullit shqiptar. Kemi vendosur po ashtu të organizojmë një konferencë donatorësh”.
Fondi prej 15 milionë eurosh është hapi paraprak, që sipas Fon der Lajenit do të pasohet nga të tjera ndihma për të cilat do të vendoset në koordimin edhe me qeverinë shqiptare.
Për të krijuar një raport paraprak mbi pasojat e tërmetit, që do të ndihmojë edhe në vendimmarrjen e Komisionit Europian, në Shqipëri do të mbërrijë këtë të mërkurë komisioneri i BE për krizat, Janez Lenarçiç i cili do të kqyrë kryesisht dëmet që tërmeti ka shkaktuar tek ndërtesat.
Tv Klan