Brunson bekon Trump, pastori i liruar pritet në Shtëpinë e Bardhë


Brunson bekon Trump, pastori i liruar pritet në Shtëpinë e Bardhë

12:49 14/10/2018

“Për Andrew ishte një ditë tepër interesante, sepse kaloi brenda 24 orëve nga një burg turk në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo s’është aspak keq”,

tha Presidenti Trump.

Nuk kaluan as 24 orë nga lirimi në Turqi dhe prifti Andrew Brunson u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump. Pastori 50-vjeçar nuk tha asnjë fjalë për trajtimin në burgjet turke, por vetëm e bekoi Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Trump.

“At i shenjtë, të kërkoj të shkarkosh frymën e shenjtë tek Presidenti Trump, t’i japësh atij dituri të mbinatyrshme për të përmbushur të gjitha planet që ka për këtë vend. Dhe të kërkoj ta mbrosh nga armiqtë që i vënë shkopinj nën rrota”.

Mbajtja në burg prej rreth 2 vitesh ku po hetohej për bashkëpunim me Gylenistët në grushtin e dështuar të shtetit të Korrikut 2016, shkaktoi krisje të fortë të marrdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë, dy aleatëve më të rëndësishëm të NATO-s. Pas lirimit të Brunson, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka fshehur oprimizmin për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Tv Klan






Të ngjashme