Brusketa me avokado dhe karkaleca (Video)
Kjo është java e dytë e emisionit “Sfida e Gatimit”, në Tv Klan, që ka vënë përballë dy konkurrentë të cilët kanë pasion gatimin. Arnoldi nga Dibra, i cili është pjesë e emisionit për të tretën herë u vu përballë Livias nga Saranda.
Dy shefat Alfio Rrotani dhe Indrit Çela bënë një përmbledhje të shkurtër nga puntata e kaluar dhe Nadia e cila vlerëson pjatat tha se i shijon mënyra se si ata gatuajnë.
“Unë jam këtu gati për të shijuar pjatat tuaja, por më shumë më shijon kur iu shoh ju kaq të bukur dhe që punoni kaq mirë. Do vi t’ju shikoj nga afër sot që të ndjej më mirë aromat”,
tha Nadia.
https://youtu.be/VqtjGFFJioo?t=16s
Arnoldi dhe Indriti kishin zgjedhur të përgatisin sot brusketa me avokado dhe karkaleca. Ndërkohë që Livia dhe Alfio përgatitën qofte me peshk ton.
Në fund të emisionit Nadia shpalli si më më të mirë pjatën e Arnoldit, i cili tashmë është një hap larg fitores së çmimit që “Sfida e Gatimit” dhuron si shpërblim për të gjithë ata që fitojnë në katër puntata rresht.
/tvklan.al