Brusketa me bizele dhe vezë poshe (Video)
Përbërësit:
250 gr bizele
50 gr pomodorini
4 vezë
1 baugette
Mente
Borzilok
Limon
Miks sallatash
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim përgjysëm pomodorinit dhe i vendosim në një tavë të vogël. Më pas i marinojmë me kripë, piper, hudhër, pak vaj ulliri, borzilok dhe pak sheqer. I fusim në furrë që të piqen në 130 gradë.
Në një tenxhere me ujë vendosim bizelet që të ziejnë. Lajmë sallaturinat, i vendosim në një tas dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe lëkurë limoni. Pasi ziejnë bizelet i vendosim në mikser, shtojmë pak borzilok, kripë, piper, vaj ulliri dhe mente dhe i bëjmë krem. Presim bukën në feta të holla dhe e pjekim në tigan me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Ndërkohë në një tjetër tenxhere vendosim ujë, sapo të vlojë shtojmë në të pak uthull dhe vendosim vezët të ziejnë pa lëvozhgë. Vendosim mbi bukën e thekur kremin e bizeleve, mbi të vezën, më pas sallatë dhe domatet.
/tvklan.al