Buffon, 40 vjeç në fushën e lojës
629 ndeshje në serie a, 111 në Champions League me Juventus, 175 me Kombëtaren italiane.
Janë këto disa nga rekordet e Gianluigi Buffon, i cili mbushu 40 vjeç. E vështirë të luajë në një moshë të tillë jo më shumë se për aftësinë, por për kushtet fizike për një futbollist dhe Buffon i ka thyer këto limite në 23 vjetët si profesionist.
Ai është një shembull i rrallë i talentit që nuk tregon ende se kur do të jetë perëndimi i karrierës. Kapiteni gjithsesi i ka vënë kufij vetes që nëse nuk arrin të fitojë Championsin me Juven këtë sezon do të varë dorezat në gozhdë.
Gjithsesi 40-vjeçari është ende impresionues si portieri i parë i Juventusit.
Portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit më 53.5 milionë euro që vlen aktualisht duhet se do t’i tejkalojë rekordet.
Tv Klan