Buffon i gatshëm për përfaqësuesen
Nuk ndahet dot nga Kombëtarja dhe kur trajneri Di Biagio përmendi emrin e tij, përgjigjia e bufon ishte: “Jam këtu”. Portieri u tregua i gatshëm t’i shërbejë përfaqësueses dhe në programin ‘Tiki Taka në Italia Uno shpjegon edhe arsyen.
“Ndjenja e përgjegjësisë dhe e përkatësisë që kisha për t’i dhënë ende kombëtaren në një moment tranzicioni kombëtares në këto ndeshje delikate. Mendoj se kur kombëtarja ka nevojë duhet të jesh aty duke patur parasysh gjithashtu që në qershor do të ketë vlerësime të tjera”.
Buffon e zyrtarizoi më në fund Donnarumën si pasardhësin e tij në kombëtare.
“Nuk ia dhashë unë. Ai e fitoi vetë me paraqitjet e tij dhe me aftësitë që ka treguar”.
I pyetur veçanërisht për ecurinë e Milanit, Buffon vlerësoi mikun e tij Gattuso.
“Nuk duhet të përkufizohet vetëm me karakteristikat e temperamentit që ka treguar si lojtar. Gattuzo ka studiuar dhe ka idetë e tij për futbollin që po kërkon t’i tregojë në fushë”.
Si një portier që është shumë pranë përfundimit të karrierës, Buffon veçoi Ronaldo fenomenin si lojtarin më të fortë kundër të cilit ka luajtur. Ai e konsideroi atë një jashtëtokësor që në atë kohë kishte në fushë si kundërshtarë njerëz të thjeshtë.
Tv Klan