Bujar Bukoshi: Pavarësia e Kosovës është një rrugë e gjatë – (30 dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Intervistë me Bujar Bukoshin për zhvillimet dhe të ardhmen e Kosovës.
Bujar Bukoshi:- “Ne kemi një realitet të ri në Kosovë, duhet të respektojmë edhe ato zhvillime, që ndodhin në Serbi, Beograd, Podgoricë etj. Ne jemi tani, e konsiderojmë veten se jemi një partner serioz, për të biseduar për të ardhmen e rajonit, për të ardhmen e Kosovës”.
Gazetari:- Mendoni se Kosova mund të shkojë drejt pavarësisë, janë krijuar kushtet, apo ende mund të kemi një periudhë të gjatë nën UMNIK?
Bujar Bukoshi:- “Unë mendoj se Kosova i ka plotësuar disa nga predispozitat të rëndësishme që të jetë e pavarur, por nga ana tjetër mendoj se kjo do të jetë një rrugë e gjatë e mundimshme, për të cilën ne duhet të jemi të përgatitur dhe kjo të mos na dekurajoj, me folklor nuk bëhet shteti, prandaj ne në Kosovë i jemi përveshur kësaj pune seriozisht”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame