Bukëpjekësi shqiptar vret me thikë punonjësin


Bukëpjekësi shqiptar vret me thikë punonjësin

10:03 05/01/2017

Një 25 – vjeçar nga Bregu i Fildishtë është vrarë në Genova të Italisë nga punëdhënësi i tij shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orën 5 të mëngjesit të së enjtes, në brendësi të një furre buke në rrugën “Buenos Aires”.

E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një zënke mes palëve për arsye pune, në momenti që do të hapnin furrën.

34 – vjeçari shqiptar, Erjon Veizaj ka kapur një thikë dhe e ka goditur disa herë viktimën. Pasi e ka vrarë shqiptari ka njoftuar policinë duke u vetëdorëzuar./tvklan.al






Të ngjashme