Bulent Eçevit takim me Nanon e Berishën – (29 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryeministri turk Bulent Eçevit ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike. Berisha është ndalur kryesisht tek zhvillimet aktuale në Shqipëri. Ai tha se kriza në vendin tonë ka si faktor madhor qeverisjen e korruptuar, pasurimin e paligjshëm të personave me pushtet, krimin e organizuar dhe trafiqet qeveritare, papunësinë massive, vrasjet dhe plagosjet e opozitës.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi kryeministrit turk Eçevit që Turqia dhe Italia të mund të ndihmojnë në përshpejtimin e ndërtimit të korridorit 8, që tashmë mbështetet dhe nga Greqia e vende të tjera. Berisha dhe Eçevit kanë biseduar dhe për zhvillimet në Kosovë.
Kryeministri turk është takuar sot edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Eçevit u shpreh se vzita e tij në Shqipëri mbështet rolin që duhet të luaj qeveria dhe vetë kryetari i PS për forcimin e stabilitetit në vend dhe krijimin e shpejtë të institucioneve demokratike në Kosovë.
Duke u ndalur tek projektet e përbashkëta në kuadër të paktit të stabilitetit Eçevit tha se duhet të evidentojmë projekte konkrete dypalshe dhe se shqipëria ka resurse në fushën minerale dhe të turizmit. Pakti i stabilitetit ka nënvizuar më tej Nano hedh gjithashtu edhe idenë e bashkëjetesës së popujve të Ballkanit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego