16:06 22/03/2014Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon të mbajë të bllokuara punimet në bulevardin e ri të Tiranës.Punimet u pezulluan, ndonëse Gjykata Administrative një veprim të ngjashëm të INUK e konsideroi teë paligjshëm në fillim të javës.Bashkia thotë se ende nuk ka marrë nga Inspektoriati sqarime se mbi ç’bazë ka vepruar.Po kështu, Bashkia është në pritje të veprimeve të Prokurorisë së Tiranës, pas kallzimit penal që bëri ndaj INUK.