Bulevardi në Tiranë, vijat ndarëse – (21 Gusht 1999)


Bulevardi në Tiranë, vijat ndarëse – (21 Gusht 1999)

13:40 21/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bulevardi i Tiranës më në fund me vija ndarëse. Bulevardit më të njohur dhe më të vjetër në vend atij të kryeqytetit “Dëshmorët e Kombit”, më në fund i është dhënë një pamje tjetër. Më shumë se bukuri e hijeshi, vijat ndarëse në bulevard duhet për të rregulluar sadopak qarkullimin kaotik të automjeteve ku nuk kanë munguar dhe aksidentet.

Tre ditë më parë në orët e vona të darkës pikërisht në bulevardin e Tiranës janë përplasur tre automjete. Por dhe pse është bërë vijëzimi dhe ndarja e krahëve të kundërt përsëri jo gjithçka është bërë në mënyrë perfekte. Kështu mungojnë përsëri vijat e bardha në të cilat mund të kalojnë pa frikë nga shpejtësia e makinave këmbësorët. Gjithashtu në kthesat e shumta anash bulevardit vijat e bardha nuk tregojnë se ka kthesë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme