Bullgaria nuk bën pas


Bullgaria nuk bën pas

23:59 13/11/2020

Nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë për anëtarësimin në BE

Bullgaria deklaroi sërish se do të vendosë veton ndaj hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut të martën në Bruksel. Vendimi i qeverisë së Sofjes ju komunikua parlamentit nga zëvendëskryeministri Krassimir Karakachanov.

“Ne nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje të re me Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të biem dakord qe ata të fillojmë negociatat me BE-në. Ne nuk po shohim ndonjë ndryshim në gjuhën e urrejtjes, jo vetëm nga mediat private, por edhe nga media e tyre shtetërore. Ka gjithashtu institucione që po përdorin të njëjtën gjuhë urrejtjeje dhe negativizëm ndaj popullit bullgar, Bullgarisë dhe gjithçkaje bullgare. Nuk ka asnjë ndryshim në sistemin arsimor, i cili gjeneron urrejtje ndaj popullit bullgar. Kane instaluar nË Shkup e kudo monumente dhe pllaka përkujtimore që nuk korrespondojnë me të vërtetën historike dhe dëshmojnë urrejtje ndaj popullit bullgar”, tha ai.

Sipas numrit dy të qeverisë bullgare pa kapërcyer gjuhën e urrejtjes, pa një rishikim të qartë të sistemit të tyre arsimor, i cili është i ndërtuar mbi fakte të rreme nuk do të pranojnë që të caktohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për fat të keq, ndoshta koalicioni qeverisës në Shkup beson se pasi u kemi hapur derën për në NATO, Bullgaria mund të kishte presione që të shfuqizojë deklaratën e parlamentit të miratuar vitin e kaluar për marrëdhëniet dypalëshe. Aѕkuѕh nuk na ka bërë рreѕіon ndërsa Gјermanіa, u përfshi me dëѕhіrë vetëm si ndërmјetëѕ”. 

Bllokada ndaj Shkupit duket se ka ndalur zemërimin ndaj kryeministrit Borisov i gjendur përballë protestave disa mujore që kërkonin largimin e tij nga pushteti. Në një sondazh i Gallup International Balkan, i kryer mes 800 bullgarëve të thjeshtë vetëm 8% e të pyeturve japin mbështetje të pakushtëzuar për anëtarësimin e Shkupit në BE duke ju kujtuar zbatimin e traktatit me Bullgarinë.

Protestuesit prej disa muajsh janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe favorizimit të oligarkëve. Organizata Transparency International e ka renditur Bullgarinë si vendi më i korruptuar në Bashkimin Europian, ndërsa ekonomia e  saj renditet si një nga më të varfrat në Europë.

Klan Plus






Të ngjashme