10:00 29/04/2014Qytetarët e Bulqizës i ka zgjuar sot një shpërthim i fuqishëm. Automjeti tip Benz në pronësi të Ardian Duriçit ka shpërthyer me lëndë plasëse që dyshohet të jetë tritol.Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjeologu. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njërëz por vetem deme material. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së familjes Duriçi.Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Por ende nuk dihet se kush mund të jenë autorët e këtij atentati.