Bulqizë/Gjendet i vdekur buzë lumit Drin një djalë 10 vjeçar


Bulqizë/Gjendet i vdekur buzë lumit Drin një djalë 10 vjeçar

10:50 30/08/2016

Bulqizë – Mbrëmjen e djeshme rreth orës  21.30, Sh. Gj. nga fshati Mazhic, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative  se që nga ora 11.00 e paradites  nuk  i është kthyer djali i tij I. Xh. rreth 10 vjeç.

Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri, Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës dhe gjatë orëve  të para të mëngjesit përgjatë shtratit të lumit Drin.

Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016  në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”,  mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, I.Xh, banues në fshatin Mazhic, Bulqizë.

Nga kqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes.

Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lumë. Grupi hetimir  vijon hetimet në vendngjarje./tvklan.al






Të ngjashme