Bulqizë/Ushtron dhunë fizike ndaj nënës 101 vjeçe, arrestohet djali
Bulqizë – Goditet një tjetër rast i veprës penale të “Dhunës në familje”. Ditën e djeshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë Faik Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases H.A, 101 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al