Bundesliga rikthen tifozët


Bundesliga rikthen tifozët

09:18 03/09/2020

Ndeshja Leipzig-Mainz do të kenë 8400 mbështetës në stadium

Tashmë është zyrtare! Pas Ligue 1 do të jetë Bundesliga gjermane që mirëpret tifozë në shkallët e stadiumeve. Miratimi ka ardhur nga departamenti shëndetësor i qytetit të Leipzig dhe tifozë fatlum do të jenë mbështetës të këtij klubi që gjithmonë di të mrekullojë me futbollin e luajtur.

Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në përballjen e javës së dytë atë mes Leipzig dhe Mainz, programuar për tu luajtur më 20 Shtator. Gazeta gjermane BILD zbulon se në stadium do të jenë rreth 8.400 spektatorë, ose e thënë ndryshe 20% e kapacitetit të përgjithshëm.

Shpërndarja e biletave do të bëhet mes 22.500 abonentëve zyrtar të këtij sezoni të Leipzig, çka do të thotë se nuk do të ketë shitje biletash në treg. Miratimi erdhi në bazë të shkallës aktuale të infeksionit në qytet, i cili ka rreth 600,000 banorë.

Kurba e të prekurve për 100 mijë banorë brenda një jave është 3.2 në Leipzig dhe nëse vlera mbetet nën 20, asgjë nuk do ta pengojë rrugën për Bundesligën me tifozë. Hapi i parë është hedhur, tashmë priten vetëm lajme pozitive.

Klan Plus






Të ngjashme