Bundesliga rrit shikueshmërinë edhe pa tifozë
U shënuan 27 gola në javën e dytë pas rihapjes
Në javën e dytë të ndeshjeve pas izolimit në Bundesliga sërish pati derbi. Ajo që ra ny ishte mesatarja e golave të shënuar në javën e 27-të, 3.55 gola për ndeshje.
U shënuan 32 gola, ku numrin më të madh e pati sfida Bayern Munchen-Eintracht Frankfurt, që përfundoi 5-2. Protokolli u zbatua më mirë në krahasim me një javë më parë, kjo u vu re sidomos te festimet e golave, ku takoheshin vetëm bërrylat. Lewandowski shënoi golin e 27-të në kampionat, duke u bërë kështu kryesues në Europë së bashku me Immobilen e Lazios.
Timo Werner, kthehet te golat pas 3 ndeshjesh. E bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar tre të tillë, duke shkuar në kuotën 24.
Jo vetëm fitore dhe vend të tretë për djemtë e Nagelsmann, por edhe një rekord personal: ky është i katërti kampionat radhazi që Werner ka shënuar më shumë se 10 gola dhe i dyti radhazi mbi 20 gola.
Futbollisti i datëlindjes 1996 ka kaluar edhe një tjetër rekord në Bundesliga: është i pari futbollist prej sezonit 1998-99 që shënon një tripletë në të njëjtin sezon kundër të njëjtës skuadër. Në të gjitha ndeshjet e Bundesliga dhe Bundesliga 2 u mbajt një minutë heshtje, në nderim të atyre që humbën jetën nga Covid-19.
Tv Klan