Burg pa afat për grabitësit e autobusit Tiranë-Athinë
Burg pa afat për grabitësit e autobusit Tiranë-Athinë
Shpërndaje
16:02 31/01/2014Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë për katër autorët që sulmuan autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ku mbeti i vdekur një 25-vjeçar dhe u plagos një vajzë. Gjykata vendosi burg pa afat për Klajdi Tringën, Besmir Ruçin, Jurgen Lolën dhe Gentian Beqirajn.Nga hetimet rezultoi se katër të rinjtë kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar. Gjatë marrjes në pyetje të rinjtë deklaruan se sulmin e kryen nën efektin e hashashit.Ata kanë tentuar të ndalojnë autobusin që vinte nga Greqia por pasi kanë dështuar në ndalimin e autobusit, ata kanë qëlluar me breshëri armesh.