Burg pa afat për prishësit e rendit në Kukës (19 Gusht 2000)


Burg pa afat për prishësit e rendit në Kukës (19 Gusht 2000)

16:07 19/08/2000

Burg pa afat. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Peshkopisë për masat e arrestit ndaj 13 të ndaluarve për ngjarjet e Kukësit. Bllokim të rrugës nacioanale, armëmbajtje pa leje, prishje të rendit dhe qetësisë ishin akuzat që prokurori i rrethit të Kukësit ka drejtuar drej 13 të arrestuarve. Nuk ka nguruar më pas dhe gjyqtari dibran që ka vendosur burgosjen e këtyre të 13 personave deri në nisjen e procesit gjyqësor për ta.

Mbrëmë në Kukës janë ndaluar një ish oficer policie dhe një ish oficer i SHIK të akuzuar dhe këta për sulme ndaj komisariatit të Kukësit. Në kërkim nga policia janë shpallur dhe disa persona të tjerë. Ndërkohë që në Kukës është rikthyer qetësia dhe normaliteti, sot në Ministrinë e Rendit ministri Poçi ka mbledhur në një analizë zyrtarë të lartë të policisë që u angazhuan për çeshtjen e Kukësit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme