Burg për ata që vendosin tabela në rrugë
Të gjithë qytetarët, të cilët rivendosin në rrugët kombëtare tabelat apo vazhdojnë të ndërtojnë objekte përgjatë këtyre akseve, do të ndiqen penalisht. Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro tha se denoncimi do të bëhet nga kompanitë e mirëmbajtjes.
“Dua t’u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje, por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes, që operojnë në të gjitha akset kombëtare”.
Punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve dhe të Inspektoriatit të Territorit janë duke përfunduar pastrimin e askit Tiranë – Durrës dhe Shkozet – Plepa. Më pas në radhë është rruga Tiranë – Vlorë dhe Tiranë – Hani i Hotit.
Tv Klan