Burg për burrin që vrau gruan me levë

Foto: Skënder Hoxha në Gjykatën e Krimeve të Rënda (3 Maj 2019)

Burg për burrin që vrau gruan me levë

11:27 03/05/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masës “arrest me burg” për Skënder Hoxhën, i cili qëlloi për vdekjen gruan e tij. Ngjarja e cila tronditi opinion publik ndodhi më 30 Prill në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Hoxha masakroi me levë bashkëshorten, Antoneta Hoxha. 63-vjeçari deklaroi fillimisht në Policinë e Memaliajt se e kishte gjetur të vdekur gruan, por më vonë e pranoi krimin. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte.

/tvklan.al

 






Të ngjashme