Burg për gjobëvënësit e Fierit
Gjykata për Krimet e Rënda la në burg Julian Cakën dhe Gentian Kicën, të arrestuar dy ditë më parë, të akuzuar për gjobëvenie në qytetin e Fierit.
E njëjta masë u mor në mungesë edhe për bashkëpunëtorin e tyre Kelmend Kastratin, personi i cili i shpëtoi një atentati 6 Janarin e këtij viti në Mbrostar të Fierit.
Në këtë ngjarje mbeti i vdekur kunati i tij Denis Kasaj.
Julian Caka ka qënë i dënuar me parë për vrasje. Ai është vëllai i Lul Cakës, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale.
Sipas Policisë së Fierit, këta tre persona i kanë vendosur gjobë 20 mijë euro shtetasit me inicialet A.B. Prokuroria solli në sallën e gjyqit si prova komunikime telefonike, që këta persona kanë patur me njëri – tjetrin dhe filmime që vërtetojnë aktivitetin e tyre kriminal.
Tv Klan