Burg për stomatologen mashtruese
Ky është momenti kur stomatogia Olesia Duka e arrestuar për mashtrimin e disa biznesmeneve hyn në Gjykatën e Durrësit.
38-vjeçarja në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. Sipas saj, ajo ka pasur marrëdhnënie biznesi me Idlir Hoxhën të cilit akuzohet se i ka marrë rreth 900 mijë euro. Nga ai dhe vëllezërit e tij i është bërë presion për t'i kthyer paratë. Për të shlyer borxhin ajo ka marrë hua tek persona të tjerë dhe kredi në banka. 38-vjeçarja i ka sqaruar gjykatës se me të gjithë personat ka marrdhenie biznesi dhe kontratat e huamarrjes i ka lidhur tek noteri. Pavarësisht këtij pretendimi, gjykatësja vendosi të lërë ne burg stomatolgen e njohur deri në përfundim të hetimeve. Por prokurroi Madrid Kullolli dha një tjetër version. Janë 11 persona të mashtruar të cilëve nuk u janë kthyer paratë e marra. Sipas hetimit, Duka ka krijuar një skemë mashtrimi duke i marrë disa personave rreth 1,5 milion Euro. Duka i prezantohej biznesmenëve si grosiste e materialeve që përdoren në fushën e stomatologjisë dhe premtonte që do t'i kthente paratë. Një pjesë të parave ajo i ka investuar në ngritjen e disa klinikave dentare ne Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. Ndërsa një pjesë tjetër është përdorur në fushata bamirësie duke përdorur edhe politikanë, si deputetët socialist Erion Braçe dhe Evis Kushi, sic tregojnë video të cilat janë shpërndarë ne rrjetet sociale. Tv Klan