Burg për urdhëruesin e vrasjes së gazetares
Një burrë në Meksikë është dënuar me 50 vite burg pasi urdhëroi vrasjen e një gazetareje. Miroslava Breach, e cila mbulonte historitë e dhunës, drogës dhe korrupsionit, ishte 1 prej 11 gazetarëve të vrarë në vitin 2017.
Prokurorët thanë se dënimi i gjatë për Juan Carlos Moreno vendos një precedent për rastet e krimit ndaj shprehjes së lirë. Në fakt mbi 90% e sulmeve ndaj gazetarëve nuk zgjidhen në Meksikë.
Këtë vit atje janë vrarë 4 gazetarë. Reporterët pa kufij e kanë përshkruar Meksikën si një prej vendeve më vdekjeprurëse për median. 54-vjeçarja Breach u qëllua tetë herë në makinën e saj në Chihuahua. Një prej fëmijëve të saj ishte në makinë momentin e ngjarjes, por nuk u lëndua.
Breach kishte raportuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin në një gazetë kombëtare. “Sepse i jepte gojës shumë”, ishte shënimi që lanë vrasësit pas ngjarjes./tvklan.al