Burg pilotit, mori 5000 € për të kaluar 3 shqiptarë nga Gjermania për në Angli
Një gjyqtar anglez ka deklaruar se pistat ajrore në Britani janë “të pambrojtura” ndaj kontrabandistëve pasi futi në burg një pilot sepse u përpoq të kalonte ilegalisht 3 emigrantë shqiptarë nga Gjermania.
Algirdas Barteska, 60 vjeç, nga Barteska, Paluknys, Lituani, u burgos pasi mori para nga 3 emigrantët shqiptar që kishte në bord. Oficerët vëzhgonin ndërsa ai ndihmoi një burrë dhe një grua me vajzën e saj 5-vjeçare të dilnin nga aeroplani i tij Cessna duke marrë në dorë valixhet e tyre. [caption id="attachment_247733" align="aligncenter" width="634"][/caption] Pasi piloti bëri uljen e aeroplanit, policët kufiarë hynë në aksion duke e arrestuar e i gjetën me vete 5000 euro të cilat ai i kishte marrë nga shqiptarët për kalimin e kufirit. Shoferi i makinës që priste shqiptarët pqr t'i transportuar, u largua menjëherë pasi pa çfarë po ndodhte. Gjykata vendosi që shqiptari të kthehej në vendlindjen e tij brenda javës ndërsa gruaja dhe vajza e saj kanë aplikuar për azil në Angli. Megjithëse ai nuk e pranoi akuzën, Barteska u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vite burg sepse kalonte emigrantë të paligjshëm nga Gjermania për në Mbretërinë e Bashkuar./tvklan.al