Burgim me kusht për dy ish-ministrat e Kulturës


Burgim me kusht për dy ish-ministrat e Kulturës

23:55 15/12/2016

Ish ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare i është rritur dënimi nga 10 në 12 muaj burgim me kusht.

Dënim me nga 1 vjet burgim me kusht morën edhe tre të akuzuar të tjerë, Nehat Fejza, Valton Beqiri dhe Armond Morina.

I pari sipas aktgjykimit është i detyruar t’ia kthejë Ministrisë së Kulturës, 100 mijë euro, ndërsa i dyti të njëjtit institucion 188 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këta katër persona janë gjetur fajtor pasi që Astrit Haraqija e Valton Beqiri, u kishin dhënë mbështetje dy projekteve filmike “Mysafir në Sofër” e “ Ndjekja e Larës”  të producentëve filmik Armond Morina e Nehat Fejza./Klan Kosova

 

 






Të ngjashme