Burgim perjetë për “Gaxhain e Vlorës” (24 korrik 2000)
Gjykata e Faktit Durrës dënoi sot me burgim të përjetshëm Gazmend Brrakën i njohur me pseudonimin “Gaxhai i Vlorës” dhe shokun e tij Viktor Ymeri. Trupi gjykues i drejtuar nga Rexhep Bekteshi e shpalli këtë vendim duke e lenë bë fuqi kërkesën e prokurorit Kosta Basha të bërë gjatë pretencës.
Gazmend Brraka dhe Viktor Ymeri u shpallën fajtor të vrasjes me paramendim të Ilir Xhungës dhe Arben Pajës në kushte të rënduara në bashkëpunim, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të dokumentave të falsifikuara. Para dhënies së vendimit, avokati Gaxhait ka bërë mbrojtjen e klientit të tij. Edhe pse me masa të forta sigurie Brraka ka kërcënuar trupin gjykues dhe prokurorin e çeshtjes për dënimin e përjetshëm dhënë ndaj tij./tvklan.al