Burgjet shqiptare vazhdojnë të mbesin në kushte të mjeruara (10 Prill 2001)


Burgjet shqiptare vazhdojnë të mbesin në kushte të mjeruara (10 Prill 2001)

15:41 10/04/2001

Megjithë përmirësimet e bëra kohët e fundit burgjet shqiptare vazhdojnë të mbesin në gjende të mjeruar. Përveç problemeve që hasin në trajtimin e personave që vuajnë dënimin si dhe kushteve të këqija higjeno-sanitare, tani burgjet tona vuajnë dhe nga një tjetër problem shqetësues që është mbipopullimi. Burgjet shqiptare kanë një kapacitet prej 917 të burgosurish, Në një kohë që efektivisht popullohen prej 1129 të burgosur, pra 212 persona mbi normalen. Këto probleme dhe shifra janë bërë të ditura në njehsimin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe ai hollandez./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme