Burgu 325 zhvillon aktivitete sportive për të dënuarit (14 Nëntor 1998)
Të burgosurit burgut 325 në Tiranë pavarësisht vuajtjeve të dënimit të tyre, sot janë ndjerë më të lirë. Me iniciativën e drejtorit të këtij burgu Xhemal Qefalia, sot u organizuan disa aktivitete sportive. Qefalia, i pyetur për këtë aktivitet thotë :
“Aktiviteti që po zhvillojmë sot është në kuadrin e zbatimit të vazhdimësisë së disa aktiviteteve, që me daljen e ligjit të trajnimit të të dënuarve, nga sektori i riedukimit është parë e domosdoshme shtrirja e këtyre aktiviteteve kulturore dhe sportive të cilat nuk janë kryer ndonjëherë në institucionin tonë. Kjo synon riintegrimin e tyre në shoqëri në mënyrë që mos t’a kujtojnë veten të mbyllur brenda hekurave të burgut.”
Ky aktivitet ka përfshirë si meshkujt ashtu dhe femrat e dënuara në të njëjtin burg.
Pamje të burgosur duke luajtur volejboll, burgu 325, drejtori i burgut Xhemal Qefalia intervistë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj