Burgu i sigurisë së lartë në Peqin – (20 Nëntor 2000)


Burgu i sigurisë së lartë në Peqin – (20 Nëntor 2000)

14:13 20/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një super burg është parashikuar të ndërtohet në qytetin e Peqinit. Për fillimin e punimeve është menduar dhe një ceremoni inaugurimi, me pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtësisë italiane, Presidenti Rexhep Mejdani dhe Ministrit të Drejtësisë shqiptare Arben Imami. Por të gjithë kanë munguar, madje dhe firma italiane që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij burgu të sigurisë së lartë.

Në ambientet e ish-divizionit ushtarak në Peqin, vend në të cilin do të ngrihej burgu, janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e ceremonisë, por një telefonatë nga Tirana, ka mjaftuar që të ndërpritet ky aktivitet. Ndërkohë një grup ish-pronarësh të tokave përreth, kanë kërkuar sqarime për kompensimin e pronave të tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme