Burri gjendet në “gjumë të thellë” pas 16 vitesh


Burri gjendet në “gjumë të thellë” pas 16 vitesh

14:03 02/01/2018

Një burrë nga Australia, i cili rezultonte i zhdukur prej 16 vitesh, më në fund është gjetur nga familja e tij, në gjumë të thellë në West Midlands të Britanisë. Australiani Jason Ronald Douglas, mendohet të ketë jetuar në zonën e Walsall ku besohet të ketë qenë i pastrehë për më shumë se një dekadë. Familja e tij tani po bën një fushatë për të mbledhur fonde në mënyrë që të përballojnë shpenzimet e kthimit të tij në Australi.

Sipas

The Independent,

Douglas kishte jetuar me dajën e tij Timothy Elwin Andrews i cili ishte si një baba për të, në Britani të Madhe, ndërsa familja e tij kishte mbetur në Australi. Por Andrews vdiq nga një sulm në zemër gjatë një loje futbolli në vitin 1999.Hera e fundit që të afërmit e Douglas e panë ishte në 1999 në funeralin e dajës së tij.

Douglas mbeti në Britani të Madhe pas vdekjes së Andrews, duke jetuar me miq të ndryshëm, por familja e tij humbi kontaktet me të në vitin 2000 dhe besonte se ai kishte rënë në depresion pasi daja i tij kishte ndërruar jetë./

tvklan.al 






Të ngjashme